E pëson keq personi nga Lipjani, pasi ngacmoi ish-të dashurën

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Lipjan, pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar ish-të dashurën e tij.

Policia përmes raportit 24 orësh njofton se rasti ka ndodhur dje rreth orës 13:00.

Njoftimi i plotë i policisë:

Lipjan, 23.05.2020-13:45. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është ngacmuar nga ish i dashuri i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim te prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.