E përfshiu në këngën e re “Hala”, ish e dashura i drejtohet Don Xhonit: Faleminderit që nuk më harron

Modelja ruse, Ariana Lirey, prej kohësh ka zënë vend në mediat shqiptare e faqet rozë.

Kjo për shkak të lidhjes së shumëpërfolur me reperin Don Xhon, me të cilin ishte bashkë për afro një vit.

Edhe pas ndarjes, ish-çifti kanë qenë në vëmendje për shkak të raportit të tyre e po ashtu edhe për ‘kunjat’ që Lirey hodhi në drejtim të tij.

Së fundmi artisti nga Drenica lansoi këngën e re “Hala” në bashkëpunim me Era Istrefin, ku në një pjesë të tekstit thotë “E bukur është si ruse”.

Për fansat kjo u cilësua si një dedikim për ish-partneren e tij, e cila është ngë Rusia.

Ariana kësaj radhe është pyetur nga një ndjekës se a e ka dëgjuar këngën e Don Xhonit dhe për etiketimin që kishte bërë.

“Doni Xhoni ju dedikoi një pjesë në këngën e re, a e dëgjuat?”, ka qenë pyetja së cilës zeshkania iu përgjigj: “Faleminderit që nuk më harron, shumë mirë”.

Si arsyen e ndarjen së tyre, bukuroshja ruse kishte deklaruar më parë: “Njerëzit janë të ndryshëm, thjesht nuk shkuam mirë”.

E njëjta duket se tani ka nisur një romancë të re dashurie pas disa postimeve që ka shpërndarë në Instagram. /Telegrafi/