Rrallë e gati se kurrë s’ka ndodhur që në tubime të valvitë flamuri shtetëror i Kosovës, por me ç’duket një pejan në Karagaç e ka marrë me vete në tubim të Vetëvendosjes.

Flamur vërehet në tribunë krahas flamujve të Shqipërisë, flamujve të Ibrahim Rugovës, dhe një i Kosovës.

Numër i madh pjesëmarrësish kanë nisur brohorima për emrin e Albin Kurtit.

Vetëvendosja është duke zhvilluar tubim zgjedhor në Pejë që ka nisur para pak minutave.