Ylli francez

E papritur me Mbappe! E presin te Reali, shfaqet në Barcelonë

Emri i Kylian Mbappe vazhdon të qarkullojë gjerësisht në mediat ndërkombëtare, pasi sulmues ka vendosur të largohet nga PSG gjatë verës. Shumëkush e ka cilësuar të mbyllur çështjen e skuadrës së re, pasi dihen negociata që ai zhvillon prej kohësh me Real Madrid,.

Sulmuesi në fakt kë kaluar dy ditët e fundit në Spanjë, por jo në Madrid. Për çudinë e të gjithëve, ai është shfaqur në qytetin e rivalëve historikë, në Barcelonë.

Mediat spanjolle kanë filmuar lojtarin teksa largohej sot nga aeroporti i Barcelonës, ku u ndal për të firmosur disa autografe për tifozët para se të merrte avionin për t’u kthyer në Francë.

Megjithatë, kjo vizitë nuk ka lidhje me ndonjë transferim të mundshëm të tij te katalanasit, por thjesht një vizitë turistike në qytetin e njohur spanjoll.