Janë skena të papërsëritshme ato që po ndodhin tani në selinë e Kuvendit ku deputetët e përjashtuar demokratë kanë mundur të futen përmes formave të ndryshme në ambientet e brendshme të godinës.

Fillimisht Garda bllokoi derën duke mos lejuar futjen e deputetëve të përjashtuar në komisione.

Por gjatë tensioneve, Flamur Noka ka mundur të ngjitet mbi kangjella dhe të futet fillimisht brenda territorit të jashtëm të godinës.

@ballkani.info

E paparë ndonjëherë – Deputetët e opozitës futen në Kuvendin e Shqipërisë nga dritarja, Berisha del si Papa #saliberisha #partiademokratike #kuvend #shqiperia #albania

♬ original sound – Ballkani.info

Pas tij janë futur edhe Ervin Salianji dhe Bledion Nallbati. Të dy ata, bashkë me Nokën kanë shkuar më pas te dritarja e njërit prej komisioneve duke mundur të futeshin aty brenda nga dritarja pasi vunë këmbët në një karrige që i lëshuan kolegët demokratë nga sipër.

Noka, Nallbati dhe Salianji u ndihmuan për t’u ngjitur në dritare nga Xhelal Mziu dhe të tjerët.

Por, nuk zgjati shumë dhe Berisha doli në të njëjtën dritare me gishtat lartë. Ishte një pamje që i ngjan daljeve të Papës në Romë.

Pse ky tension

Dita e sotme ishte planifikuar me një axhendë të ngjeshur në komisione. Në rendin e ditës janë parashikuar mbledhja e 5 komisioneve parlamentare, ai i Ekonomisë, Ligjeve, Shëndetësisë, Politika e Jashtme dhe Veprimtaria Prodhuese ku kryefjalë është projekt-buxheti i vitit 2024.

Për shkak se opozita ka vendosur të bllokojë komisionet, PS vendosi që mbledhjet të zhvillohen online.