E paprecedent| Edhe pas 8 orësh vazhdon bastisja e pronarit të portalit Demokracia nga Gjykata Speciale

Kanë kaluar më shumë se tetë që kur ka nisur bastisja e banesës së pronarit të Demokracia.com, Adil Behramaj.

Edhe pas gjithë këtyre orëve Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe EULEX nuk kanë dhënë detaje në lidhje me këtë aksion.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk komenton hetimet e saj” – kanë thënë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Një bastisje e tillë është e paprecedent. Në afërsi të banesës së Behramajt gjenden forca të shumta të Policisë së EULEX dhe Policisë së Kosovës.