E PAPRANUESHME: Futbollistëve të rinj nga Kosova po u bëhet presion ta zgjedhin Shqipërinë

Futbollistët e rinj të Kosovës që luajnë në gara të ndryshme evropiane, po vihen në presion tejet të madh nga Shqipëria.

Këto presione nga njerëz të Kombëtares së Shqipërisë drejtuar shpresave të futbollit të Kosovës, janë bërë më të shpeshta e më të theksuara viteve të fundit.

Burime të Sportit në KTV brenda Federatës së Futbollit e Kosovës, mësojnë se futbollistëve të grupmoshave U17 u premtohet një vend në grupmoshën U19, e atyre U19, u premtohet vend në grupmoshën U21.

Tutje, mësohet se të rinjve nga Kosova u thuhet se shqiptarët identifikohen me ngjyrat “Kuqezi”, dhe se nuk kanë të ardhme nëse luajnë te Kosova.

Si rezultat i këtyre presioneve, njerëz brenda FFK-së, bëjnë thirrje që ky presion të ndalet dhe futbollistët ta kenë zgjedhjen e lirë, ndryshe, vetë lojtarët do të deklarohen për media.