Ministrit

E paparë: Faqja e Ministrisë së Diasporës me “urime e falënderime” për lindjen e djalit të Dardan Gashit

Besoni ose jo, Ministria e Diasporës sot ka njoftuar edhe në faqen e saj në Facebook për lindjen e djalit të ministrit Dardan Gashi.

Përmes një njoftimi, diku në veten e parë, diku në të dytë dhe tretë, stafi i Ministrisë së Diasporës, faqen e këtij institucioni sot e kanë shndërruar në “urime e falënderime” për lindjen e djalit të ministrit Dardan Gashi, raporton Ballkani.info.

Pas njoftimit në veten e tretë, në postimin e Ministrisë së Diasporës flitet pastaj edhe në vetën e parë se “përvoja me neglizhencën e spitaleve private gjatë lindjes së djalit të parë, Ulkut, na bëri që të mos kemi kurfarë dileme në zgjedhjen për të kryer lindjen e Jonit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Dhe nga përvoja e së hënës, u përforcua bindja se ky institucion mbetet vendi më i sigurtë për të sjellur në jetë kosovarët e rinj. Në emrin tim personal, dhe të znj. Gashi, duke mos patur mundësi që ti falenderojmë gjithë pjesëtarët e stafit të Gjinekologjisë dhe Neonatologjisë për përkushtimin e tyre maksimal dhe profesionalizmin, duam që të të paktën të shprehim mirënjohje për drejtoreshën e Klinikës së Gjinekologjisë, Prof. Dr. Myrvete Paçarada të cilës po ashtu i urojmë një pension të mbare dhe falenderojmë për punën e saj shumëvjeçare në këtë instucion, drejtorin e Klinikës së Neonatologjisë, dr. Xhevdet Gojnovci, gjinekolokun dr. Afrim Veliun, anesteziologun dr. Muhametin, kryeinfermieren e repartit intenziv si dhe motrat medicinale Bulen dhe Bedën të cilat ishin të palodhshme me të gjithë pacientët e shtrirë gjatë kohës së ardhjës në jetë të Jonit. Ju falemnderit dhe ju priftë e mbara”, thuhet në postimin e Ministrisë së Diasporës. /Ballkani.info/