E tmerrshme
E pafalshme, kamioni me shpejtësi të madhe në anën e kundërt të austradës “I.Rugova” (VIDEO)
Një kamion është filmuar teksa ka lëvizur në anën e kundërt të korsesë në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Kamioni ka lëvizur me një shpejtësi të madhe, duke rrezikuar kështu automjetet e tjera.
Një lexues i ka dërguar në Telegrafit një video në të cilën shihet një kamion ngjyrë e kaltër, duke ecur në krahun tjetër të Autostradës “Ibrahim Rugova”, në drejtim të gabuar.
Ky nuk është rasti i parë kur persona të papërgjegjshëm bëjnë veprime të tilla që rrezikojnë seriozisht jetën e pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.
Të kujtojmë se më herët, gjatë këtij viti, nga vozitja e tilla kishin vdekur disa persona në aferësi të Prishtinës. /Ballkani.info/
https://www.youtube.com/watch?v=C8wa6q9F4xM