E pabesueshme, shikojeni si ia vjedh veturën n’pikë t’ditës në Prishtinë

Një rast jo shumë i zakonshëm ka ndodhur sot në lagjjen Kodra e Trimave në Prishtinë.

Këtu rreth orës 15:05, afër shkollës fillore Asim Vokshi, është vjedhur një veturë.

Pronari i veturës e kishte ndalur veturën për të blerë bukë.

Në pamjet e dërguar nga lexuesit në Klan Kosova, shihet se si një person i panjohur ka hipur në veturë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Lusim të gjithë qytetarët që nëse kanë ndonjë informacion apo e kanë parë diku këtë veturë të lajmërojnë në këtë numër të telefonit:

044/278-128.

https://www.youtube.com/watch?v=TNgsd21BYRo&feature=emb_title