Fjalët e veta të para 10 vitesh e kanë zënë tash vetë atë.

Donika Gërvalla para 10 vitesh kërkonte “dorëheqje” të Ministrit të Brendshëm, Skender Hysenit dhe të Drejtësisë, Dhurata Hoxha pas vdekjes së Astrit Deharit në burg në Prizren.

Teksa Gërvalla kërkonte përgjegjësi institucionale për Deharin, ajo atë politike dhe morale e konsideronte për dorëheqje që duhej dhënë “që para një jave.”

Kjo, thoshte ai, do të ishte së paku “përgjegjësi morale.”

“Ministri i brendshëm dhe ministrja e drejtësisë me deklaratat e saj qesharake do të duhej të kishin dhënë dorëheqje që para një jave. Por fatkeqësisht përgjegjësia morale dhe politike nuk është kategori të cilën e njeh elita politike kosovare,” kishte shkruar ajo.

10 vite më pas Donika Gërvalla këtë standard nuk e aplikon për vete.

Arlinda Zekaj, e cila u vra nga kunati i saj, me gjithë aparatin shtetëror në dijeni për rrezikun ndaj jetës së saj, nuk ka mbërrirë të depërtojë te Gërvalla as si përgjegjësi institucionale, e as morale.

Protesta për shkarkimin e Gërvallës po zhvillohen qe dy ditë para objektit të Ministrisë së Drejtësisë dhe Qeverisë së Kosovës.

Gërvalla dhe Sveçla nuk e kanë konsideruar dorëheqjen ndërsa nesër në mëngjes do të mbajnë konferencë për shtyp.

11 zyrtarë policorë në Pejë, prej pozitave më të larta komanduese, janë suspenduar nga Inspektorati Policor në lidhje me rastin e Zekajt.

Po ashtu Këshilli Prokurorial ka suspenduar Kryeprokuroren e Pejës dhe një prokurore tjetër. /Nacionale