Ministria serbe e Mbrojtjes i ka publikuar informacionet që kanë të bëjnë me donacionet në fushën ushtarake.
Sipas tyre, nga viti 2014 deri në vitin 2018, Serbia më së shumti donacione ka marrë nga SHBA-të.
Sipas gazetës serbe “Blic”, Serbia nga SHBA ka pranuar ndihmë në vlerë prej 10 milionë dollarësh, gjë që këtë vend e vë të parin në listë, transmeton Ballkani.info.
E dyta në listë është Kina, e cila ka ndihmuar ushtrinë serbe me rreth 5.2 milionë euro, më pas vije Norvergjia me 586 mijë euro, Danimarka me 494 mijë euro dhe Britania e Madhe me 169 mijë funta.
Siç thuhet, donacioni më i madh që Serbia e ka marrë nga SHBA është simulatori për përgatitjen në impelemtimin e operacioneve ushtarake në vlerë prej 1.4 milionë dollarësh dhe pajisje për manoverime të shumta në poligon për stërvitje, në vlerë prej 819 mijë dollarë.
Po ashtu thuhet se SHBA-të i kanë dhuruar Serbia edhe 12 pajisje termovizive dhe 350 sensoz radiologjik individual në vlerë prej 814.567 dollarë, si dhe sistemin për simulim “Virtual Battle Space” në vlerë prej 379 mijë dollarësh.
“Blic” shkruan tutje se automjetet e rënda ruse, 10 sosh, BRDM2, nga kontigjenti rus si donacion prej 30 tankeve T-72 dhe 30 BRDM2, kanë arritur në Serbisë, por këto automjete, si edhe programi “MIG” apo “Hamvee-t” amerikan, nuk janë përfshirë në Informatorin e Ministrisë serbe të Mbrojtjes në të cilin janë prezantuar donacionet për Ushtrisë serbe në pesë vitet e fundit. /Ballkani.info/







