E pabesueshme, ja çka bëri Kanye me video-kasetën seksuale të Kim Kardashian

Kanye West dhe Kim Kardashian ka disa javë që janë ndarë, mirëpo ky fakt nuk e ‘detyroi’ Kanyen të sillet keq me ish-bashkëshorten.

Në episodin e ri të ‘The Kardashians’, të mërkurën, West bëri paraqitjen e parë ku befasoi të gjithë me gjestin e tij, transmeton Indeksonline.

Në episodet e para të serialit “Hulu”, Kim u pa tejet e shqetësuar për shkak të kërcënimeve që publikoheshin në internet nga reklamat e saj me Ray J dhe mesa duket, West shkoi për të ndaluar atë që pritej të ndodhte.

Kanye shkoi në shtëpi mbrëmë dhe u kthye sot në mëngjes, dhe unë dua të them publikisht se çka më bëri. Ai më ktheu kasetën e seksit për të cilin më kërcënonte Ray J”, tha ajo.

Ajo shpjegoi se West ishte takuar me Ray J në aeroport dhe kishte marr hard diskun.

Faleminderit nga Kanye për gjestin e tij”, u shpreh Kim.