E pabesueshme! Disa kosovarë ua urojnë ferrin dhe vdekjen ushtarëve të FSK-së në misionet në lindjen e mesme

Pas ftesës historike të Ushtrisë së Shteteve së Bashkuara të Amerikës, përkatësisht Gardës Kombëtare të Iowa-s, dhe miratimit nga ana e Kuvendit të Kosovës për pjesëmarrje të trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione paqëruajtëse, si duket jo të gjithë i janë gëzuar dhe e kanë mirë pritur këtë ngjarje historike.

Përveç qindra mijëra komenteve pozitive dhe urimeve, persona të ndryshëm po shprehen ndryshe. Si duket atyre nuk u ka pëlqyer vendimi i Institucioneve të Republikës së Kosovës për pjesëmarjen e FSK-së në misionet paqëruajtëse ndërkombëtare. Në postime të shumta ata ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës u kan “uruar” vdekje dhe “ferr”. “Me shku ama mu kthy smund te kthehet sepse atje i pret ferri i vertet” ka komentuar Driton Islami i cili ka bërë shumë komente për Forcën e Sigurisë. I njëjti në profilin e tij publikisht ka shprëndarë shumë video ligjërata të imamëve të dënuar për terrorizëm Zeqirja Qazimi, Rexhep Memishi e tjerë.

“Po i presin Muxhahidat. Veq u dasht ma herët sa ishte Lavdrimi gjallë” ka shkruar Bujamin Fetahi.

“Shkofshi e ardhshi kufoma” ka shkruar një tjetër.
Kurse Behar Beqiri i cili në profilin e tij ka të postuara me qindra thirrje kundër institucioneve të Kosovës dërgimin e trupave të FSK-së e ka quajtur “Misione vrasëse me aleatin që ka përvoj në vrasjen e muslimanëve atje.

“Qeshtu kur ameriqka t’grah si kali ka ta shtrengon dizginen shkon, ndërsa sot ka njerz neper burgje duke vujt denim se kan marr pjes ne luftime jasht shtetit, ndersa kta sot haptazi shprehin deshiren me shku jasht shtetit me vra njerz t pafajshem. Kjo asht kosova(Ameriqka) kjo asht ushtria zullumit kinse demokrat kshtu kur udheheqin kriminelt njerzit me te.poshter n ftyr tokes ata vetem shkattrime din te bejn, pooooooooor nje dit kan me e pagujt shtrejt uAllahi deri tek me i.vogli i tyreee…” ka komentuar Sadat Bislimi.