E pabesueshme: Bora zbardh Zvicrën, ftohtë edhe në Kosovë (FOTO)

Mot aspakt pranveror e ka përfshirë një pjesë të madhe të Evropës. Edhe në rajonin tonë, moti vazhdon të jetë i paqëndrueshëm.

Për ditët në vazhdim, Kosova do të përballet me mot të ndryshueshëm që nuk është tipit për këtë përiudhë kohore.

Megjithatë, në Evropën perëndimor moti ka ditur të jetë shumë më i ashpër.

Në Zvicër, në Kantonin e Lucernit sot ka rënë edhe borë.

Lexues të Ballkani.info kanë dërguar fotografi ku tashmë bora ka zbardhur tokën.

Në Kosovë, nga dita e hënë masa të ftohta ajrore nga Arktiku do të zbresin edhe mbi vendin tonë, duke sjellë mot më të ftohtë ditëve të para të javës së ardhshme.

Mirëpo, në pjesën e dytë të javës, sipas parashikimeve të fundit, nga Afrika veriore do të shtrihen masa më të ngrohta ajrore që pritet të rrisin temperaturat ndjeshëm mbi vlera mesatare.

4.05 – Paradite kryesisht kthjellët. Ditën kryesisht me vransira. Në mbrëmje priten reshje të dobëta shiu.

5.05 – Në mëngjes vranët dhe me shi. Ditën kryesisht me vransira dhe reshje lokale shiu.

6.05-7.05 – Më ftohtë. Të hënën kryesisht me vransira dhe reshje lokale shiu, e gjatë ditës me mundësi edhe për bubullima. Ditën e martë, kryesisht me vransira, kohëpaskohe me riga lokale shiu.

8.05 – Në mëngjes ftohtë. Gjatë ditës pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell. /Ballkani.info/