E njeh në rrjetin social, 16 vjeçarja greke përdhunohet nga shqiptari
Një vajzë 16 vjeçare greke ka denoncuar një ngjarje të rëndë në policinë e Argos Orestiko, përdhunimin e saj nga një shtetas shqiptar.
Media greke Sentra.gr shkruan se ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, kohë kur vajza është takuar me 23 vjeçarin shqiptar të cilin e kishte njohur përmes rrjetit social.
Të dy kishin shkuar në një pyll në zonën e Kastorias me makinën e të riut shqiptar. Djali kishte tentuar rtë kryente marrëdhënie me të iturën por ajo kishte rezufuar. Në ato momente i riu ka përdorur dhunë dhe e ka përdhunuar 16 vjeçaren.
Vajza aktualisht ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike në spitalin e Kastorias. Mjekët kanë gjetur plagë e dëmtime në trupin e 16 vjeçares dhe pritet që ajo të ekzaminohet më në detaje nga mjekë ekspertë në Kozani për të vërtetuar akuzën e përdhunimit