Kuvendi

E ngarkuara me punë e SHBA’së: Deputetët nesër ta votojë ligjin për noterinë

E ngarkuara me punë ne Ambasadën e SHBA-së në Republikën e Kosovës, Colleen Hyland, u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve të Republikës së Kosovës që të jenë të pranishëm në seancën e nesërme të Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën pritet të votohen ligje të cilat kanë të bëjnë me reformën në drejtësi.

“Votimi në Parlament nuk bëhet që deputetët të përfitojnë poena politik. Kosova aktualisht ka nevojë të miratojë ligje.U bëj thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të marrin pjesë në seancën e nesërme (dhe në seancat e radhës) për të votuar për reformat që kanë të bëjnë më sundimin e ligjit, dhe ligje të rëndësishme siç është ai për Noterinë.

Bojkoti nuk e ndihmon Kosovën që të lëviz përpara”, ka shkruar Hyland, raporton gazeta Express.

Duket se kjo thirrje e të ngarkuarës me punë në ambasadën amerikane në Prishtinë, vjen si pasojë e mungesë së votave të mjaftueshme nga pozita për të kaluar ligje të ndryshme, dhe bojkotit që opozita po i bën punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Si pasojë kësaj bllokade në Kuvend, dhjetëra ligje të ndryshme kanë mbetur pa u miratuar.

Ndërkohë opozita ka marrë pjesë në votim vetëm gjatë votimit të Projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në Ushtri të Republikës së Kosovës