E ngacmon seksualisht, i bën foto dhe ia poston në Facebook, Prokuroria liron burrin nga Drenasi

Një grua nga Drenasi ka raportuar në polici se është ngacmuar seksualisht dhe është shantazhuar nga një burrë

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në Drenas, ku viktima ka bërë të ditur se i dyshuari e kishte ngacmuar disa herë seksualisht dhe e kishte fotografuar.

Fotot e viktimës, i dyshuari i kishte shpërndarë në rrjetin social Facebook.

Policia bën të ditur se i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të Prokurorit është lirua në procedurë të rregullt.

Rasti është nën hetime.

loading…