“E ndieja se djali do të më shkonte në luftë”, rrëfimi emocionues i babait të dëshmorit të parë në Reçak

Ismail Luma është dëshmori i vetëm i lirisë për atdhe i fshatit Kraishtë të Lipjanit. Ai njihej nga të gjithë si njeri i urtë, punëtor e mbi të gjitha trim. Për këtë, me krenari të madhe e kujton edhe babai i tij, Adem Luma.

Madje, në oborrin e shtëpisë ende është pema të cilën dikur Ismaili e kishte mbjellë. Një trimëri të tillë si duket biri i tij e ka trashëguar nga gjyshi, i cili ishte një luftëtar i madh për liri, po ashtu. Luma e dinte se biri i tij kishte dëshirë të luftonte për vendin, ndonëse nuk e dinte ditën se kur do të shkonte ushtar.