E ndaluan derisa ishte duke vozitur Porschenë që kushton 154 mijë euro, kosovari akuzon policinë zvicerane për racizëm

Mbrëmja e të dielës duhej të ishte fundi i këndshëm i një fundjave të bukur. Por pas darkës në Dietikon Zh, gjithçka rezultoi ndryshe për çiftin nga Affolterni.

“Rrugës për në shtëpi na ndaloi Policia Kantona e Zuerichut në Adliswil”, tregon kosovari 34-vjeçar Anton Oroshi, që po ngiste veturën e tij Porsche 911 Targa GTS (450 kuaj fuqi dhe me vlerë 154 mijë franga zvicerane).

Fillimisht ai duhej të tregonte letërnjoftimin e po ashtu kartën e regjistrimit të automjetit.

“Më pas testuan makinën, thanë se ndjenin se ishte shumë e zhurmshme dhe se kisha manipuluar diçka. Por, nuk ishte e vërtetë”, ka treguar Oroshi.

Më pas ai ka treguar se u desh të shkonte pas policëve për në një sallë të testimit në Wadenswil Zh.

“E gjithë kjo zgjati afro dy orë”, ka treguar Oroshi.

Ai tregon se policët testuan volumin në sallë. Ai thotë se atje nuk duhej fare të ishin policët.

“Një zyrtar policor më pas drejtoi veturën Porsche. Ai ndoshta thjeshtë donte ta drejtonte makinën e tillë”, tha Oroshi.

Më tepër Oroshin, që ka edhe pasaportë zvicerane, e kishte shqetësuar ishte pyetja e policëve se nga është.

“Pyetja e dytë gjatë kontrollit ka qenë se nga rrjedh emri yt. Është pafytyrësi, gjithmonë duhet të goditen njerëzit nga Ballkani”, ka thënë Orosh.

Ai thotë se në Zvicër mund të bëhet një veturë e tillë duke punuar e kursyer. Tregon se ai e dashura e tij kurrë nuk ngasin shpejt veturën dhe se vetëm një herë kanë rënë në radar dhe u kushtuar 250 franga zvicerane./Blick