E mrekullueshme! Johnson i sëmurë, solidarizohet duke duartrokitur në mbështetje të ‘bluzave të bardha’ VIDEO

Një Boris Johnson me pamje të sëmurë doli sonte në pragun shtëpisë së tij në mes të karantinës personale nga koronavirusi në Downing Street, për të duartrokitur punëtorët e shëndetësisë lart e poshtë vendit.  

I veshur me një kostum, Kryeministri u sigurua që ai tregoi mbështetjen e tij pasi ai vetë u detyrua të vetë-izolohej pasi rezultoi pozitiv për koronavirus të premten e kaluar, raproton Dailymail.  

Downing Street tha sot se ai do të dalë nga izolimi nesër.  

Britanikët gjithashtu u mblodhën në dyert e tyre, ballkone, kopshte dhe dritare për të dhënë një raund të përzemërt të duartrokitjeve ndërsa vendi u mblodh për punonjësit shëndetësorë.  

Njerëzit lart e poshtë vendit u bashkuan në fushatën ‘Clap For Careers’ këtë mbrëmje në ora 8 pasdite, duke brohoritur dhe shprehnin mirënjohjen e tyre për punëtorët që janë marrë me luftën e koronavirusit.