E mbani mend foshnjen që u bë virale në kaosin e Afganistanit? Bashkohet me familjen pas 5 muajsh e zhdukur (VIDEO)

Foshnja, foto e së cilës u bë virale në të gjithë botën teksa kalonte nga duart a afganëve në ato të ushtarëve amerikane gjatë kaosit me talebanët, është bashkuar më në fund me të afërmit.

Sohail Ahmadi ishte vetëm dy muajsh kur u zhduk më 19 gusht, teksa mijëra njerëz nxituan të largoheshin nga Afganistani pasi shteti ra në duart e talebanëve.

Pas një historie të Reuters të publikuar në nëntor me fotot e tij, foshnja u gjet në Kabul ku një taksist 29-vjeçar i quajtur Hamid Safi e kishte gjetur në aeroport dhe e kishte çuar në shtëpi për ta rritur vetë.

Pas më shumë se shtatë javë negociatash dhe lutjesh, dhe një ndalimi të shkurtër nga policia talibane, Safi më në fund ia dorëzoi fëmijën gjyshit të tij të gëzuar dhe të afërmve të tjerë në Kabul.

Tani ata kërkojnë që ai të ribashkohet me prindërit,  vëllezërit e motrat e tij që u evakuuan muaj më parë në Shtetet e Bashkuara.