“E lus Allahun”, kështu i përgjigjet deputeti i LVV-së profesorit Milazim Krasniqi

Para disa ditësh profesori universitar , Milazim Krasniqi i ka kritikuar dy deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani dhe Visar Korenica për qëndrimet e tyre kundrejt kryetarit të Bordit të RTK-së, Sali Bashota.

Krasniqi të dy i quajti amaterë dhe aventurierë politik, teksa shtoi se deklaratat e tyre kundrejt profesorit Bashota, nuk mund të kenë kurrfarë lidhjeje me moral islam.

“Të tentosh që një intelektuali të tillë t’ia ndalosh të tregojë formatin e vet intelektual në atë komision, siç tentoi ai farë Emani, kjo është kulmi i pafytyrësisë, kulmi i mjerimit moral. Si mund t’ia ndalosh njeriut të tregojë vlerat e veta, kur i atakohen. Kjo ka ndodhë vetëm në gjyqet staliniste, bre! Në fakt, të tentosh ta njollosësh Prof. Dr. Sali Bashotën, këtë intelektual e njeri të ndershëm, në çdo variant është ndyrësi. Prandaj lutem që ata që tentojnë të poshtërojnë njerëzit e ndershëm, duke keqpërdorë pushtetin, Zoti i poshtëroftë në të dyja botët!”, ka shkruar Krasniqi në një postim në “Facebook”.

E ndaj kësaj deklarate të Krasniqit ka reaguar deputeti i LVV-së, Eman Rrahmaani.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka shkruar se ka dëgjuar që profesori Milazim Krasniqi e ka fyer dhe mallkuar atë dhe Visar Korenicën.

Më tutje deputeti i VV-së, në kundërpërgjigje ndaj Krasniqit e luti Allahun për shërimin e profesorit nga virusi Covid-19.

“Në një postim Profesori Milazim Krasniqi më paska fyer e mallkuar mua dhe Visari Korenicen, perse kemi kërkuar llogaridhënie nga bordi I RTK-së.  Kam degjuar se profa eshte i sëmurë me Covid, sinqerisht e lus Allahun për shërim  të shpejtë e të plote te Profes”, ka shkruar Rrahmani në një postim në “Facebook”.