E konfirmuar: Ndihmës Sekretari i Shtetit Palmer dhe Lajçak të hënën në Kosovë

Kërkesa e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj dhe atij të LDK-së, Lumir Abdixhiku, që në dialog të përshihet edhe SHBA-ja, po realizohet. Të hënën e 31 majit dhe më 1 qershor në Kosovë do të jenë Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA-ve, , Matthew A. Palmer bashkë me Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, për Dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak Palmer dhe Lajçak do t’i takojnë liderët e institucioneve të Kosovës dhe më 1 qershor do ta mbajnë një konferencë për media.

“Gjatë vizitës së tij dy-ditore të punës, ai do të takohet me Presidenten Osmani, Kryeministrin Kurti, Zëvendës Kryeministrin e Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog Bislimi, Zëvendës Kryeministren e Dytë dhe Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Gërvalla-Schwarz”, thuhet në njoftimin e BE-së.

Lajçak gjithashtu do të takohet me komunitetin ndërkombëtar në Kosovë dhe do t’u drejtohet Shefave të Misioneve të BE-së. Për vizitën, Përfaqësuesit Special të BE-së Lajçak do t’i bashkohet Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA-ve në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike me përgjegjësi për Ballkanin Perëndimor dhe Egjeun dhe Përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor, Mattheë A. Palmer. Ata së bashku do t’i drejtohen mediave të Martën, 1 Qershor, në 10:45 në zyrën e BE-së.