E konfirmuar, Ibrahimovic merr këtë vendim përfundimtar

Është folur shumë mbi një largim të mundshëm të Ibrahimovic nga Milani.

38 vjeçari sezonin e kaluar u kthye në San Siro tek Milani ku shënoi 11 gola në 20 paraqitje.

Suedezi ka arritur akordin me klubin e Milanin sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano.

Ibrahimovic do të qëndrojë në Milano deri në qershor të vitit 2021. Marrëveshja mes klubit “Rossoneri” dhe agjentit të lojtarit, Mino Raiola është arritur dhe shumë shpejt pritet të bëhet zyrtare.

Lojtari do të fitojë rreth shtatë milionë euro në vit.