E konfirmon policia: Një qytetarit në veri iu dogjën tri vetura, nuk ishin me targa RKS

Policia e Kosovës ka konfirmuar se edhe tri vetura të tjera janë djegur në veri.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi ka konfirmuar për Demokracia.com se një qytetar i nacionalitetit serb nga Leshaku i Leposaviqit, ka raportuar në ora 03:10 se tri veturat e tij janë përfshirë nga zjarri.

Sipas Policisë veturat nuk ishin të regjistruara me targa të ligjshme të Kosovës.

“Në ora 03:10, policia është njoftuar nga një qytetar serb kosovar, se në Leshak të Leposaviqit, tri vetura të tij (nuk janë me targa RKS),  janë përfshirë nga zjarri. Policia ka dalë në vend-ngjarje dhe ka iniciuar rastin ‘zjarrvënie’ të cilin është duke e trajtuar”, tha Krasniqi./Demokracia.com/