E konfirmon Peci për pezullimin nga puna të pesë zyrtarëve të Ministrisë së Bujqësisë, kjo është arsyeja

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka marrë vendim për pezullimin nga puna të pesë zyrtarëve në Ministrinë e Zhvillimit të Bujqësisë, nën dyshimin për marrje të ryshfetit.

Ballkani.info merr vesh nga burime brenda ministrisë që këta zyrtarë janë të dyshuar të kenë marrë ryshfet nga pozita e zyrtarëve civil në kuadër të Agjencisë të Zhvillimit të Bujqësisë (AZHB), që është në kuadër të ministrisë së Bujqësisë.

Faton Peci në një prononcim për Ballkani.info e ka konfirmuar lajmin për pezullimin nga puna të pesë zyrtarëve në Ministrinë e Zhvillimit të Bujqësisë.

“Po, është e vërtetë që janë pezulluar nga puna pesë zyrtarë në AZhB, për shkak të marrjes dhe dhënie të ryshfetit” ka thënë Peci.

Javë më parë, ishte ndërmarrë një aksion brenda Ministrisë së Bujqësisë, nga ana e Prokurorisë.

Aty ishin arrestuar shumë zyrtarë të ministrisë, nën dyshimin për marrje dhe dhënie të ryshfetit.

Në anën tjetër, edhe gjatë ditës së djeshme, ka pasur aksione ndaj ish-drejtorëve të Telekomit, të dyshuar për marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.