Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se ai me liderin e AKR-së, Behgjet Pacollin, janë marrë vesh që ta kenë vendin në qeveri.

Sipas Mustafës, meqenëse Pacolli nuk gjendet në Kosovë, ata ende nuk kanë arritur të takohen, por mbetet të shqyrtojnë edhe çështjen e ministrisë të cilën sipas Mustafës, po e kërkon Pacolli.

“Sot kemi vetëm nënshkrimin me z.Limaj, është z.Hoti duke biseduar, shpresoj që do të përmbyllen të gjitha, sa i përket AKR-së,ne jemi marrë vesh që do ta kenë vendin e vet në qeveri, meqenëse z.Pacolli nuk është i qasshëm, skemi arritë të ulemi, por kemi komuniku me të, por mbetet më vonë ta zgjedhim këtë me të, edhe sa i përket ministrisë që ata e kërkojnë.”

Ndryshe, Sekretari i Përgjithshëm i AKR-së, Vesel Makolli tha se lideri i tij, Behgjet Pacolli, është në kontakt me liderin e LDK-së, Isa Mustafën, si dhe kanë biseduar për mundësinë e koalicionit, sipas tij, interesim ka, vetëm po pritet edhe finalizimi i marrëveshjes.

“Z.Pacolli është në kontakt. Ju e dini që kontaktet po bëhen përmes telefonit, ai është në kontakt dhe ka kompetencat për me vendosë për çdo lloj marrëveshje, andaj po presim. Nuk e përjashtojmë mundësinë e koalicionit, ka bisedu me Mustafën, kontakte ka qe një 1 javë z.Pacolli me z.Mustafa, po e presim edhe finalizimin e marrëveshjes”, tha Makolli