E konfirmon ministrja Bajrami: Kemi liruar nga pagesa e semestrit studentët, përshirë edhe atë nga Presheva e Mali i Zi

Ministrja në detyrë e Financave, Hykmete Bajrami ka konfirmuar vendimin e Qeverisë për lirim nga pagesa e semestrit studentët e nivelit bachelor e master.

Në këtë vendim përfshihen edhe studentët nga Lugina e Preshevës dhe Mali i Zi.

“Gjatë këtyre ditëve, Qeveria e Kosovës ka përmbyllur me sukses ekzekutimin e pagesës prej 20.9 milionë euro për mbi 17,000 fermerë të Republikës së Kosovës.
Pagesa e këtyre mjeteve – nga Programi për Rimëkëmbje Ekonomike – është përmbushje e plotë e zotimit tonë për dyfishimin e mbështetjes financiare për bujqësinë si një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë së Kosovës.
Gjatë muajit janar e deri në periudhën aktuale, nga PRE 2021, kemi mbështetur financiarisht të vetëpunësuarit, bizneset e grave, bujqësinë, shëndetësinë, policinë, kategoritë në asistencë sociale dhe pensionistët.
Poashtu, kemi liruar nga pagesa e semestrit studentët e nivelit bachelor dhe master të institucioneve të larta arsimore publike, përfshirë edhe studentët nga Lugina e Preshevës dhe Mali i Zi.
Kemi paguar mbi 1.5 milonë euro për Fondin Kosovar për Garantimin e Kredive.
Rreth 45 milionë euro të paguara; mbi 280,000 përfitues.
Faktet, fakte” shkruan Hykmete Bajrami në njoftim.