Gjilani që nga fillimi i shfaqjes së pandemisë doli të jetë një nga vatrat e infeksioneve të koronavirusit, por tani disa nga fshatrat ku kishte numër më të madh të të infektuarve rezulton se janë shëruar.
E këtë njoftim e bëri të ditur vetë kryetari I kësaj komune, Lutfi Haziri ,përmes një postimi ku tregoi se fshatrat Zhegër dhe Vrapçiq, ku vijnë rastet e infektimit tani janë shëruar plotësisht dhe nuk janë më vatra të infeksionit.
Haziri paralajmëroi se e njëjta gjë parashihet të ndodh edhe në fshatrat tjerë, dhe në disa lagje të kësaj komune.
Ai u bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi, përndryshe mund të ketë dënime ndaj shkelësve të rregullave, dhe nuk do ketë më tolerancë.
Ky është postimi i plotë i Hazirit:
‘’#Dita38. Në Zhegër dhe në Vrapҫiq është mbyllur përfundimisht burimi i infeksionit sepse të gjitha rastet janë shëruar plotësisht. Jam në komunikim me ministrin e Shëndetësisë për lehtësim të masave atje. Edhe në dy raste në qytet është mbyllë burimi i infeksionit të #Covid19.
Po vazhdojmë në Lladovë, Malishevë të Epërme dhe në lagjen Arbëria me zbatimin e masave strikte, si mënyra e vetme e parandalimit të përhapjes së virusit. Situata është nën kontroll dhe në mbikëqyrje të organeve tona







