E konfirmon Duda Balje: 11 boshnjakë në Kosovë u preken nga koronavirusi, nuk janë ndihmuar sa duhet

Deputetja Duda Balje, ka folur së fundmi për gjendjen e komunitetit boshnjak nga ku vie edhe ajo, duke treguar problemet dhe përballjen e këtij komuniteti me pandeminë e koronavirusit.

Balje bëri të ditur se 11 persona nga ky komunitet deri tani kishin rezultuar si të prekur me koronavirus. Ajo ndër të tjera bëri të ditur se gjendja ekonomike e tyre nuk është aspak mirë.

“Deri sot sa kam informacione 11 persona të komunitetit boshnjak janë të infektuar me koronavirus. Një numër i madh i komuniteti boshnjak nuk ka pasur mundësi që të blejë. Tash ata janë papunë. Tani kemi rritje të rasteve sociale. Interesimi është i madh për mbështetjen nga qeveria prej 130 euro. Ne po ju ndihmojmë dhe në plotësimin e formularit dhe formën e aplikimit. Kemi edhe raste me korona, disa edhe janë shëruar. Gjendja është e njëjtë për të gjithë”.

E në njërin nga fshatrat e Prizrenit, përkatësisht fshati Skorobisht, Balje tha se nuk janë ndihmuar fare nga komuna derisa janë bërë disa reagime, e më pas komuna ka vendosur të merr masa.

“Pas rastit të parë të familjes, dje kemi marrë informacione se edhe pesë raste janë nga ky fshat. Ka pasur pakënaqesi për trajtimin nga fshati. Unë kam reaguar publikisht. Pastaj komuna ka reaguar më mirë lidhur me masat”

“Nesër ose pasnesër zotëri Halil Kastrati do të ndihmojë me pako ushqimore. Unë jam munduar të ndihmojë me dorëza dhe maska. Unë personalisht kam dërguar disa pako për familjen më të rrezikuar. Kryetari dhe nënkryetari ka shkuar deri tek pika dhe është kthyer “.

“Komuna ka ndihmuar me disa barna dhe pak ushqim.  Por tani gjendja është pak më e mirë. Kam kontaktuar edhe një kompani Zona Park, e cila ka bërë dezinfektimin e fshatit”.

Duda Balje, e cila përfaqëson këtë komunitet në çdo legjislaturë, tha se dëshiron dhe është e rëndësishme që të marrë pjesë në qeveritë e ardhshme, pasi e ndjen përgjegjësi të ndihmoj komunitetin e saj, pra atë boshnjak