E konfirmon avokati Tomë Gashi: Bastisja në OVL-UÇK po ndodhë pa vendim

Pavarësisht që forca të shumta të EULEX-it po shihen në zyrat e veteranëve, avokati Tomë Gashi u paraqit në zyrat e OVL-UÇK-së.

Gashi ka konfirmuar arrestimin e Hysni Gucatit dhe ka deklaruar se ai sot do të dërgohet për në Hagë.

Mirëpo, ai ka deklaruar se edhe bastisja në zyrat e OVL-UÇK’së ka ndodhur pa ndonjë vendim dhe pa ligj  në mbrojtje të drejtësisë.