E “kërcënoi” kryeministrin Kurti pasi mbeti pa rrogë, arrestohet zyrtari i Komunës së Vitisë

Naser Azemi, zyrtar i arkivit në Viti, është arrestuar menjëherë pasi “kërcenoi” kryeministrin Kurti përmes një shkrimi në Facebook.

I revoltuar për mos daljen e rrogës, Azemi kishte thënë se do të merret personalisht me Kurtin nëse i ndodhë diçka fëmijeve të tij nga uria.

“Demagog i ndyer, rrogën e gushtit që e ke ndalur njerëzit për atë rrogë e kanë kryer punën! Vetëm i ndodhë fëmijëve të mi të vegjël diçka nga uria që ti jua ke shkaktuar, ta dijsh personalisht do të merrem me ty, nuk kam me të lanë vend kërkund në këtë botë!”, kishte shkruar Azemi në Facebook.

Arrestimin e tij e ka konfirmuar avokati i tij, Xhevdet Smakiqi përmes një postimi në Facebook.

Sipas Smakiqit, Azemi nuk e ka kryer vepren penale Kanosje.

Ai thotë se postimi i tij nuk ishte serioz dhe është fshirë me vullnet nga zyrtari Azemi.

Avokati Smakiqi ka kërkuar që Naser Azemi të lirohet menjëherë nga burgu.

Postimi i plotë i avokatit:https://reporteri.net/reklamap/www/delivery/afr.php?zoneid=18&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE

Ztr.Azemi nga Vitia, nuk ka kryer vepren penale Kanosje sipas nenit 181 te KPRK-së!

Sepse positimi i tij nuk ishte serioz, nuk ishte i mundëshem dhe nuk ishte i aty përatyshem qe te ndihej i kanosur personi i permendur ne kete rast Albin Kurti.

Madje i kanosuri nuk ka hapur rast as ZKM -nuk ka publikuar njoftim qe po ndihen te shqetësuar nga Ztr.Azemi qe brenge e ka ushqimin e fëmijeve nga ndalesa e pages.

Madje s’ka pasur arsye ligjore per ndalim policor, pasiqe vullnetarishtë e ka fshirë postimin.

Prokuroria ka mundur ta ftoi ose te autorizoi hetuesit policor qe te marrin nje sqarim per postimin ne stacionin policor nje dite por jo te ndalohet sikur po raportohet.

Thjeshtë Azemi sipas pikëpamjes time si mbrojtes s’ka kryer vepren penale Kanosje dhe te lirohet menjëherë.