“E kemi vetëm një armik, është Serbia dhe Vuçiqi”, kjo deklaratë e Veselit bën bujë në Serbi

Mediat serbe ditën e sotme lajm kryesor mbajtën deklaratën e Kryeparlamentarit Veseli kundrejt Presidentit serb, Aleksander Vuçiq.

Veseli në fillim të fjalimit të tij, tha se të gjithë deputetët prezent, kanë vetëm një president armik, e ai është presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

Kjo deklaratë, ka nxitur reagime të ndryshme në mediat serbe, duke qenë se shumica prej tyre e kanë cituar Kryeparlamentarin Veseli.

Ato kanë përshkruar ngjarjet e sotme në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, duke theksuar tentimin e miratimit të një rezolute për dialogun me Serbinë, transmeton Ballkani.info.

Mediat serbe kanë cituar tutje Veselin duke thënë se ai ka shprehur vullnetin pozitiv për projektimin e një rezolute të përbashkët për dialogun, që sipas tij, do ta përkrahte edhe presidenti Thaçi.

Visar Ymeri nga radhët e PSD-së, u shpreh se nuk do të ketë paqe të qëndrueshme mes Kosovës dhe Serbisë pa njohje reciproke të dy shteteve, shkrujnë mediat serbe.

Ndërsa deputeti Ilir Deda nga radhët e partisë Alternativa, ka thënë se të gjithë deputetët duhen të shprehin vullnetin e tyre, nëse janë kundër shkëmbimit të territoreve, atëherë le të bëjnë një rezolutë dhe ta hedhin në votim. /Ballkani.info/