Bejtush Gashi

“E kemi ditur” – ish-ministri i Brendshëm: Organizata pranë policisë, ka qenë tërë kohën e monitoruar

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi ka thënë se objekti i organizatës i cili është bastisur dy ditë më parë nga Policia e Kosovës, ishte tërë kohën i monitoruar edhe gjatë kohës kur ai drejtonte me këtë dikaster.

Ai në emisionin “Info Nata” tha se ky objekt aso kohe ishte dhënë në shfrytëzim nga misionet ndërkombëtare.

I pyetur se a paraqiste rrezik kjo organizatë për spiunazh, pasi që ishte në afërsi të objektit të policisë, Gashi tha se duhet pritur informacionet nga Prokuroria dhe organet e drejtësisë.

“Po kemi pasur informacione për faktin që nga misionet ndërkombëtare i është dhënën hapësirë atij objekti, është bërë kërkesa që të lirohet objekti, mirëpo presioni ndërkombëtar kanë qenë i tillë në periudhën kur është dhënë në shfrytëzim ai objekt. Aktualisht në përpjekje se pronë e kujt është objekti nuk kemi pasur me arsyetimin se janë afër Policisë së Kosovës dhe është një zyrë që ofron shërbime në lidhje me shëndetin dhe për ata që kanë nevojë. Afërsia fizike e këtij objekti (organizatë) nuk ka paraqitur ndonjë rrezik pasi, ka qenë gjithë kohën në monitorim të Policisë së Kosovës. Duhet t’i presim informacionet nga prokuroria dhe organet e drejtësisë”, ka deklaruar ai.

VIDEO BONUS: Aksioni kundër strukturave serbe, Sveçla: Janë mbyllur tri komuna ilegale në Pejë, Klinë dhe Istog