“E ke qejf”, Egzona shpërthen në lot pas sherrit me Beatriksën, anën e kujt mban Donaldi

Debatet dhe diskutimet e shumta ka pasur në “Big Brother”.

Shkak është bërë sjellja që Beatrix pati kundrejt Egzonës për shkak të një misioni që i ishte ngarkuar nga ‘’Vëllai i Madh’’.

Beatrix duhet të dramatizojë lidhur me çdo situatë që ndodh në shtëpi kësisoj alaludoi se Egzona ka një pëlqim për Donaldin dhe si rezultat ka ndërhyrë shpeshherë në debatet e çiftit.

‘’A të kam thënë unë që mos të rrish me Donaldin?’’,- e pyeti ajo e prerë dhe e nervozuar.

Ky debat vazhdoi dhe u egzagjërua edhe më tej teksa Beatrix vendosi të provokoi edhe Donaldin duke i thënë: Egzona më tha që të kishte qejf, kështuqë kujdes me shakatë të lutem.

Kjo gjë e ka bërë Egzonën të përlotet dhe të shqetësohet për gjithë tensionin e krijuar.

‘’Çfarë po kujton familja ime që po e sheh këtë? Unë jam future televizionit shumë e vogël dhe kam luftuar shumë, nuk ka qenë e lehtë sidomos për mua që kam qenë femër’’,- tha ajo mes lotësh. Donaldi ka mbajtur anën e Egzonës dhe është munduar ta qetësojë duke e thënë se është “anormale” sjellja e Triksës.