Ferit Idrizi

E kanosi përmes telefonit, kryetari i Vushtrrisë kërkon lirimin e të dyshuarit: Të hymë në Vit të Ri me një frymë të re

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi kishte raportuar të premten se ishte kanosur nga një person përmes telefonit.

Idrizi në një prononcim për Telegrafin ka thënë se kjo i përket këtij viti dhe ka kërkuar nga organet e rendit që ta lirojnë personin i cili është në mbajtje.

Kryetari i Vushtrrisë tha se në Viti e Ri 2024 dëshiron që të hyjë me frymë të re e suksese të reja.

“Krejt çka ka ndodh është ajo që e kemi prezantua dje. Po besoj që është e kaluar dhe më vjen keq që sot ai është në mbajtje, edhe pse kam kërkuar që ta lirojnë pasi janë festat…po besoj që gjithçka do t’i takojë këtij viti dhe të hyjmë në Vit të Ri me një frymë të re e me suksese të reja”, ka thënë Idrizi.

I pyetur se a e ka njohur personalisht personin që e ka kanosur përmes telefonit, ai tha “është një qytetar i joni i cili kishte nevojë për punësime, e hallet e njerëzve duke menduar që kryetari është dera e punësimit të tyre”.

VIDEO BONUS: Kosovës i shtohen edhe 325 ushtarë të rinj