“E kanë kallë Kosovën për pushtet”, gazetari Ridvan Berisha përplaset keq, autori e ndërpret emisionin

Autori i emisionit “Libero”, Resul Sinani është detyruar që ta ndërrojë mysafirin Ridvan Berisha, pasi që i njëjti u përplas me mysafirët e tjerë.

Berisha, të cilit së fundmi i shkëput kontrata e punës pas dhjetëra viteve si gazetar e redaktor në transmetuesin publik, u përfshi në debate të forta gjatë emisionit.

Në një moment, ndërhyn Sinani, duke thënë se është kaluar kufiri i tij.

“’Ridvan, e kalove kufirin e emisionit”, thotë Sinani, duke paralajmëruar ndërrimin e mysafirit pas bllokut publicitar.