E jashtëzakonshme: Eminem performoi nga maja e një prej ndërtesave më të larta në Amerikë

Eminem së fundmi e ka bërë një paraqitje të pazakontë.

Reperi amerikan, Eminem e ka interpretuar njërën prej këngëve të tij më të re nga maja e njërës prej ndërtesave më të larta në Amerikë, shkruan lajmi.net

Ai e ka kënduar këngën ‘‘Venom’ nga maja e ndërtesës ‘Empire State Building’.

Kjo performacë ka marrë shumë vëmendje nga kalimtarët të cilët kalonin poshtë rrugës dhe janë ndalur për të parë se çfarë po ndodhë.