E instalon kamerën për ta parë se çfarë bën macja natën, zbulon diçka të frikshme

Lomphonten Lomphontan, nga Tajlanda, është pronar krenar i një maceje të bukur me emrin Achi, me të cilin e bën gjumin.

Kohë më parë, Lomphontan vendosi të vendoste një aparat fotografik në shtëpinë e tij, kështu që ai mund të shikonte macen gjatë kohës që ishte në punë.

Megjithatë, pronari i maces e kuptoi se po i cënohej jeta nga kafsha e tij shtëpiake, e cila po qëndronte në fytyrën e tij përgjatë kohës sa ai ishte në gjumë, duke e rrezikuar që ta linte pa frymë.

Videoja, e publikuar në Twitter, tregoi se si Achi do të ngjitej në mënyrë delikate në gjoksin e pronarit, duke konfirmuar se ishte në gjumë, para se të vendosej drejtpërdrejt në fytyrën e Lomfontenit.

loading…