E infektuar me koronavirus, një grua nga Maqedonia futet ilegalisht në Kosovë

Policia ka kontrolluar një veturë në të cilën ishin një çift me dy fëmijë, shtetas të Maqedonisë së Veriut, të cilët kishin hyrë në Kosovë përmes rrugëve ilegale, pasi gruaja ishte pozitive me COVID-19.

Rasti ka ndodhur pasditen e së dielës në fshatin Sarpelj të Leposaviqit, ka bërë të ditur Policia në raportin 24-orësh.

Me urdhër të prokurorit, personat në fjalë janë depërtuar nga territori i Kosovës.