euro 2024

E habitshme: Yamal kaloi testin shkollor gjatë “EURO 2024”

Anësori i Barcelonës dhe Spanjës, Lamin Yamal, 16 vjeç, kaloi me sukses provimet e shkollës. Lajmin për rezultatet e adoleshentit e ka marrë në Gjermani, ku përfaqëson iberianët në Kampionatin Evropian.

Këtë javë adoleshenti dha provimet e tij të katërta ESO – ekuivalenti arsimor spanjoll i diplomës së shkollës së mesme

“Sapo dola nga seanca stërvitore dhe më thanë se gjithçka shkoi mirë”, tha Yamal për radion spanjolle Onda Cero të enjten mbrëma. “Kam kaluar provimet dhe tani kam titullin ESO”.

“Notat e fundit që kam parë? Të jem i sinqertë, i pashë në telefonin tim dhe më thoshte se kalova, kështu që thjesht mbylla aplikacionin dhe thirra mamin dhe i tregova”, tha Yamal.