E gjithë Shqipëria në karantinë: Rama njofton se infermierët marrin para shtesë

Kreu i Qeverisë shqiptare, Edi Rama, ka bërë të ditur se pas thirrjes së ministres të Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe Rektorit të Universitet të Mjekësisë, Arben Gjata, mbi 1 mijë mjekë dhe infermierë i janë përgjigjur kësaj thirrje për të punuar vullnetarisht në parandalimin e përhapjes së epidemisë koronavirus.

Rama tutje bëri të ditur se përveç pagës mujore, infermierët dhe mjekët do të marrin edhe një bonus prej një mijë eurosh deri në përfundim të situatës.

Madje këtë bonus do e marrin edhe të gjithë ata profesionistë dhe studentë të mjekësisë të cilët do të përzgjidhen për të ndihmuar në këtë situatë.

Kryeministri Rama theksoi se javën që vjen e gjithë Shqipëria do t’i nënshtrohet vetëkarantinimit, sikurse Tirana dhe Durrësi në këto tre ditë.