E gjithë bota po flet për lidhjen me Kanye West, Irina Shayk fotografohet me ish-partnerin

Irina Shayk dhe ish-partneri i saj, Bradley Cooper janë parë së fundmi në shoqërinë e njëri-tjetrit në Nju Jork. E padyshim që të gjithë janë të interesuar dhe kurioz të dinë si është raporti i tyre pas lajmeve të lidhjes së modeles me Kanye.

Në këto foto ato dukeshin mjaft të qetë dhe të lumtur, gjë që nuk është për t’u çuditur duke pasur parasysh se burimet thonë se ata kanë qëndruar miq që nga ndarja në vitin 2019.

Së fundmi një burim ka thënë për “Us Weekly” se Bradley do të jetë plotësisht mbështetës i Irina ndaj çdo lidhjeje që ajo krijon, pasi ai thjesht dëshiron që ajo të jetë e lumtur.

Sipas mediave të huaja, Bradley dhe Irina nuk kanë marrëdhënie të mira vetëm sepse janë prindër, pasi ata janë gjithashtu të miq të mirë dhe ndajnë gjëra personale me njëri-tjetrin.Reklamë

Teksa reperi shijon romancën me Irina Shayk, Kim Kardashian vazhdon të tregojë arsyet e ndarjes së tyre. Në ribashkimin e “KUWTK” ajo ka treguar detaje të tjera:

“Nuk ishte diçka specifike që ndodhi vetëm nga njëra palë. Ishte një ndryshim i përgjithshëm opinionesh për disa gjëra që na çuan drejt një vendimi të tillë. S’dua që askush të mendojë që nuk dhashë më të mirën time në këtë martesë apo që nuk u përpoqa për vazhdimësinë e saj”- tha Kim.