E FUNDIT| Putini pranon të hetohet për krime lufte

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se do të bashkëpunojë me një hetim ndërkombëtar për krimet e luftës për të cilat akuzohen forcat ruse në Ukrainë.

Lajmi u konfirmua nga kancelari austriak, Karl Nehammer, që takoi kreun e Kremlinit së fundmi.

“Ai më tha se nga njëra anë do të bashkëpunojë në një hetim ndërkombëtar dhe nga ana tjetër më tha se nuk i beson botës perëndimore.Kështu që ky do të jetë problemi në të ardhmen. Ishte një diskutim i vështirë, por unë u përpoqa ta bind atë se, për shembull, lufta në ish-Jugosllavi na tregoi se hetimet ndërkombëtare janë të dobishme për ndjekjen penale të kriminelëve të luftës”, tha Nehammer.