E ftuara speciale në ‘Festivalin e këngës’ Eleni Foureira mahnitë me paraqitjen

Këngëtarja me prejardhje shqiptare që morri vëmendjen e të gjithëve me performancën e saj në edicionin e kaluar të ‘Eurovizion’ ishte e ftuar nderi në ‘Festivalin e këngës’.

Pas paraqitjes fenomenale të Arilena Arës, publiku pat shansin të përcjellë një tjetër paraqitje mbresëlënëse, bëhet fjalë për atë të Eleni Foureira.

Këngëtarja që lindi në Fier po tani jeton në Greqi, ishte e ftuar speciale gjatë natës finale të ‘Festivalit të këngës’.

Ajo me ndihmën e një grup valltarësh zbaviti publikun me disa këngë ndërkombëtare si ajo ‘Sweet Dreams’.

Por nuk mbaron me kaq, Eleni me lutjen e Alketës ka interpretuar pak edhe nga kënga shqipe ‘Në një portokalle’.

Ajo tutje me një theks të ëmbël thotë se shqiptarët janë shumë të ëmbël.