E ftoi t’i bashkohet fushatës “Liria ka emër”, Leonora Jakupi i reagon deputetes së PDK-së

Këngëtarja Leonora Jakupi ka reaguar pasi deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha e ftoi t’i bashkohet fushatës “Liria ka emër”.

Përmes një postimi në Facebook ajo i është drejtuar deputetes duke i thënë se ajo e bënë këtë qe dy dekada por jo nën petkun e një partie politike e as për perfitime.

“Nuk pres ftesë për ta mbrojtur UÇK-në sepse këtë e bëjë tash e 22 vjet .Madje e kam mbrojtur dhe jam përpjekur për të edhe ateherë kur të tjerët e cilësonin fyerje identifikimin me UÇK-në. Si pergjigjje për ftesën tënde , unë po të them Welcome”, ka shkruar ajo në Facebook.

Postimi i plotë:

Sot deputetja e PDK-se, Eliza Hoxha, permes emisionit Frontal me ftoi t’i bashkohem kampanjes “Liria ka emer”nismë kjo qe ka per qellim ngritjen e imazhit dhe ruajtjen e vlerave te UÇK-s.

Sado e sinqerte qe mund te kete qene kjo ftese mu duk e pa-menduar nga ana e Elizes.

Elizë atë qe ju po beni sot, une e bej tash e dy dekada , por jo nen petkun e një partie politike e as per perfitime. Tash e dy dekada une mbroje vleren me sublime te popullit tone e ajo eshte UÇK-ja.

Me kete embleme u betua babi im me kete embleme ka rene per liri babai im dhe shume deshmore te kombit! Pra une jam pjese e pandashme e ketyre TRI shkronjave.

Nuk pres ftese per ta mbrojtur UÇK-ne sepse kete e beje tash e 22 vjet .

Madje e kam mbrojtur dhe jam perpjekur per te edhe atehere kur te tjeret e cilesonin fyerje identifikimin me UÇK-në.Si pergjigjje per ftesen tende , une po te them Welcome!