E fshehën në trup marihuanën, arrestohen pesë persona në Fushë Kosovë

Pesë persona janë arrestuar mbrëmë në Fushë Kosovë pasi policia u ka gjetur marihuanë të fshehur në trup.

“Lidhur me rastin është kryer edhe kontrollimi i shtëpisë së njërit prej të dyshuarve dhe gjatë bastisjes i është gjetur një qese me 431.5 gram substancë narkotike e llojit marihuanë dhe një peshore digjitale”, njofton policia.

Të dyshuarit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

Fushë Kosovë,17.08.2020-21:15. Janë arrestuar pesë persona të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që gjatë kontrollit në  veturën dhe në trup të tyre janë gjetur dhe konfiskuar: dy paketime me Marihuanë me peshë prej 1513.9 gram(1 kilogram e 513.9 gram) te njëri i dyshuar, ndërsa në trup i është gjetur një qese me Marihuanë me peshë prej 4.7 gram, teksa te tjetri i dyshuar është gjetur një qese me 7.7 gram Marihuanë. Lidhur me rastin është kryer edhe kontrollimi i shtëpisë se njërit prej të dyshuarve dhe gjatë bastisjes i është gjetur një qese me 431.5 gram substancë narkotike e llojit Marihuanë dhe një peshore digjitale. Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit  janë dërguar në mbajtje.