Rasti "Khashoggi"

E fejuara e gazetarit të masakruar në konsullatën saudite refuzon Trumpin (Foto/Video)

E fejuara e gazetarit të vrarë, Jamal Khashoggi, ka konfirmuar se e ka refuzuar një ftesë për në Shtëpinë e Bardhë të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, pasi sipas saj, ai nuk është i sinqertë në hetimin për vrasjen.

Hatice Cengiz, e fejuara i Khashoggit, i ka thënë televizioni Haberturk TV se mendonte se ftesa kishte për qëllim të ndikonte në opinionin publik në SHBA, transmeton Ballkani.info.

Khashoggi ishte vrarë në konsullatën saudite në Stamboll para tre javësh.

Arabia Saudite fillimisht kishte mohuar të gjitha ndërlidhjet dhe informacionet për fatin e gazetarit, por më pas kishte pranuar se gazetari ishte vrarë në konsullatë.

Presidenti Trump kishte deklaruar se nuk është i kënaqur me vendimin saudit, duke hedhur mundësinë e vendosjes së sanksioneve, por po ashtu kishte theksuar rëndësinë e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. /Ballkani.info/