“E di që Armendit i duhet me dalë i suksesshëm sepse duhet me i dhanë tjetër kujt llogari” – Balje thumbon keq Mujën

Deputetja nga radhët e komunitetit boshnjak, Duda Balje, në një intervistë për Insajderin ka folur për raportin me partinë në pushtet Vetëvendosjen.

Balje tregoi edhe për përplasjen në Komisionin Hetimor për Energji gjatë ditës së djeshme, ku deputeti nga radhët e VV-së, Armend Muja tha se ka propozuar përjashtimin e deputetes Balje nga Komisioni.

Duda Balje tha se nuk mund t’i ndërroj mendimet e sajë për shkak se deputeti Muja duhet t’i japë llogari dikujt tjetër.

Sot jam taku me Armendin. Unë e di se ai duhet të dalë i suksesshëm pasi që ai duhet t’i jap llogari dikujt tjetër. Por, për me dalë Armendi i suksesshëm unë nuk mundem ta ndërroj mendimin tim”, tha Balje.

Ajo më tej shtoi se ishte e befasuar nga kërkesa e Armend Mujës.

Kur kam dëgju se ata kanë kërkesa me më largu prej Komisioni ka qenë vërtetë surprizë për mu, sepse me deputetin Armend Muja kemi kalu paraditen bashkë në komision dhe nuk më ka thënë asgjë. Ka qenë surprizë, por as ata nuk e kanë ditë qe kam arsye sepse unë kam qenë në Hagë me Komisioni për të Drejtat e Njëriut sepse jam kryetare e këtij komisioni”, u shpreh Balje për Insjaderin./Insajderi.org